Shqiptarja Sebjana Myzeqari 24 vjeçe dhe vajzën e saj 2-vjeçare Enisa, persona që shihni në këtë foto, janë shpallur zyrtarisht të humbura në Britaninë e Madhe.

Policia vendase nuk ka asnjë gjurmë dhe dyshon se jeta e tyre është në rrezik.

“Një grua shqiptare e quajtur Sebjana Myzeqari dhe vajza e saj 2-vjeçare Enisa, rreth 6 javë më parë janë zhdukur. Për herë të fundit janë parë më 2 prill. Që nga ajo ditë zonja nuk ka përdorur telefonin apo llogarinë bankare. Jemi shumë të shqetësuar për sigurinë e saj dhe të fëmijës”.

Autoritetet britanike bënë të ditur se shqiptarja dhe vajza e saj nuk rezultojnë të kenë dalë nga vendi. Po ashtu, policia shqiptare në komunikimin me kolegët në vendin ishullor, ka njoftuar se nuk ka gjetur asnjë gjurmë të gruas dhe të bijës.

Sebjana Myzeqari dhe e bija jetonin prej tre vitesh në Doncaster, në veri të Anglisë. BBC raporton se ajo kishte një jetë shumë të izoluar me pak miq, çka bën edhe më të vështirë gjetjen e saj.

Tv Klan