Zjarrfikësit po ndihmohen nga 20 helikopterë dhe 14 avionë

Pas Spanjës ,Greqisë dhe Gjermanisë të cilat u përshinë nga zjarret e para për shkak të një vale të pazakontë të të nxehtit, edhe Turqia po përballet me një situatë të tillë.

Zjarrfikësit po luftojnë për të shuar një zjarr që ka rënë në pjesën jugperëndimore të vendit. Zjarri filloi  të martën vonë dhe shkaku mbetet ende i paqartë.

20 helikopterë dhe 14 avionë u përfshinë në shuarjen e flakëve, tha ministri i Pyjeve Vahit Kirisci, i cili inspektoi zonën e njohur si Bordubet pranë qytetit turistik Marmaris.

Përpjekjet intensive të ekipeve tona për të vënë zjarrin nën kontroll po vazhdojnë”, shkroi Kirisci në rrjetet sociale.

Pamjet nga ajri tregojnë tymin që ngrihet ndërsa flakët përhapen nëpër pyje. Këto pamje u kujtojnë turqve skenat e tmerrshme të vitit të kaluar ku zjarret shkatërruan dhjetëra mijëra hektarë në të gjithë rajonin.

Klan News