Ngjarja në Savër të Lushnjes, zjarrfikëset dhe banorët po punojnë për shuarjen e flakëve

Një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët këtë të diel në Savër të Lushnjes. Flakët, të cilat u përhapën me shpejtësi rrezikun banesat përreth. Me qëllim shuarjen e tyre në vendngjarje shkuan 4 zjarrfikëse, por edhe banorë të zonës.

Fatkeqësisht zjarri ishte fatal për bagëtitë që ndodheshin në stallë, të cilat u dogjën për së gjalli. Gazetarja e Tv Klan në Lushnje, Anila Sefa, thotë se pronari i tyre Dalip Gjyshja, ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore, për shkak të tronditjes.

Sa i përket flakëve, ato mësohet se janë ende aktive dhe shuarja e tyre vështirësohet nga dengjet e barit të thatë. Janë rreth 1000 dengje që janë përfshirë nga flakët./tvklan.al