Një shkollë në Kenia është përfshirë nga flakët duke u marrë jetën të paktën 17 nxënësve.

Kjo shifër nuk është përfundimtarja pasi ekziston fika që numri mund të jetë akoma më i lartë, ndërkaq një duzinë e tërë me nxënës dhe mësues të plagosur janë dërguar me urgjencë në spital.

Nga autoritetet lokale është mësuar se zjarri që ra në Hillside Endarasha Primary në qarkun Nyeri po hetohet ende për të zbardhur shkaqet e plota.

Zjarret në shkollat dhe konviktet e Kenias janë relativisht të zakonshme. Kujtojmë që në vitin 2017, 10 studentë mbetën të vdekur si pasojë e një zjarrvënie në shkollën e mesme “Moi Girls” në kryeqytetin Nairobi./tvklan.al