Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi Christopher Hill ka deklaruar se është pozitive që BE-ja dëshiron të përfundojë misionin e saj dhe të anëtarësoje shtete të reja, por jo problemet e tyre.

Sipas tij SHBA-të e mbështesin BE-në në synimin e saj për të pranuar të gjitha vendet që duan anëtarësimin.

Hill theksoi se ky është një proces kompleks dhe se është thelbësore që të ketë një Evropë me të cilën SHBA mund të bashkëpunojë.

Ai theksoi se është pozitive që BE-ja po përpiqet të zgjerohet në Ballkanin Perëndimor, Ukrainë, Moldavi dhe Gjeorgji, por kujtoi se kandidatët duhet të kryejnë detyrat e tyre dhe të punojnë drejt përmbushjes së tyre kur hapen mundësi dhe grupime të reja.

Christopher Hill, ambasador i SHBA në Beograd: Vendet që duan të anëtarësohen në BE duhet të zhvillojnë një frymë bashkëpunimi. BE dëshiron të marrë anëtarë të rinj, por nuk është e interesuar të marrë problemet e tyre, por dëshiron të shohë se bëhen përpjekje reale për zgjidhjen e tyre.

Hill nuk deshi të flasë për zgjedhjet e ardhshme në SHBA, por tha se Amerika është e vetëdijshme për përgjegjësinë e saj dhe e di për marrëdhëniet e veçanta që ka me Evropën dhe se çfarëdo që të ndodhë në Uashington, gjithçka do të jetë mirë.

Klan News