E ftuar sonte në “Opinion” ishte Jonida Proga, motra e 42 vjeçarit i cili u rrah për vdekje më 10 Gusht 2024 në Pogradec. Duke u bazuar te një video nga vendi i ngjarjes e cila sipas saj është filmuar pas sherrit, ajo ka kërkuar shpjegim sa i takon lëvizjeve të dy personave, të cilët i konsideron bashkëautorë në krim.


Drejtori për Hetimin e Krimeve të Rënda Ervin Hodaj deklaroi në studio se një gjë e tillë nuk është e konfirmuar.

Jonida Proga: Pyetja e parë për pamjet filmike. Për vendin, njerëzit dhe makina e bardhë. Vendi i krimit është këtu brenda, makina e bardhë këtu është njëra e bashkëautorëve të krimit. Mbrapa janë ulur duke pirë kafe autorët e tjerë, këtu vjen e pi kafe policia. Është makina që në fund i përplaset koka, largohet makina, ky këtu…është Leonidha Guçe, që ka qenë brenda Arian Manellari, që është bashkëpunëtor. Lëviz mjetin në sytë e policisë dhe Leonidha rri ulur në sytë e policisë.

Ervin Hodaj: Nuk e di a është Leonidha apo jo…

Jonida Proga: E di unë…

Ervin Hodaj: Nuk e di a është para këqyrjes apo pas këqyrjes së vendit të ngjarjes…

Jonida Proga: Po flasim për emra konkretë. Ky është jashtë, nuk është i arrestuar. Arjan Manellari lëviz makinën, policia e ka çuar për moskallëzim krimi.

Ervin Hodaj: Sipas provave ai ka kryer atë vepër penale.

Jonida Proga: Si mund të lëvizë nga vendi kjo makinë ku ka piceta gjaku në sytë e policisë?! Arjan Manellari ikën dhe pasi ikën ai… Unë po flas me fakte. Personat nuk janë arrestuar, Leonidha Guçe po pi kafe nën hundën e policisë.

Kujtojmë se si autor i vrasjes është arrestuar Denis Meçi, ndërsa në pranga kanë përfunduar edhe 3 persona të tjerë për “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Përkatësisht Voltan Shulku, Leonidha Guçe dhe Arian Manellari.

/tvklan.al