Zvicra bëri përmbysjen e madhe në takimin vendimtar duke siguruar një vend në finalet e Ligës së Kombeve. Përfaqësuesja helvetike e nisi keq ndaj Belgjikës duke pësuar 2 gola në minutat e para, por në fund rezultati i takimit të luajtur të dielën në Lucernë ishte 5 – 2.

Një super Xherdan Shaqiri dhe Haris Seferoviç dërguan Zvicrën në krye të grupit edhe pse me pikë të barabarta me skuadrën belge, por me një golavarazh më të mirë. Shaqiri dhe dy pasime të sakta për gol, ndërsa Seferoviç realizoi 3 herë në portën e Belgjikës që mori medaljen e bronzit në botërorin e fundit.

Katërshes finaliste të Ligës A i ka mbetur vetëm një ekip për tu vendosur mes Holandës që luan sot me Gjermaninë dhe Francës që pret rezultatin e këtij takimi. Në grupin e më të mirëve në Ligën e Kombeve e siguruan finalen edhe Portugalia dhe Anglia.

Tv Klan