“Jepini Çezarit, atë që është e Çezarit.” Duket se ky postulat nuk gjen vend kur bëhet fjalë për sallatën që mban emrin e perandorit romak.

Origjina e një prej sallatave më të pranishme në menutë e restoranteve në mbarë botën daton 100 vjet më parë dhe është receta e një kuzhinieri Italian që emigroi në Shtetet e Bashkuara.

10 dekada më parë emigranti italian Caesar Cardini e krijoi këtë specialitet në restorantin e tij “Caesar’s Place” në Tijuana, Meksikë.

Gjithçka ndodhi fare rastësisht. Nevoja për të ushqyer disa kalifornianë që kishin kaluar kufirin për t’I shpëtuar ndalimit në një natë shumë të nxehtë vere e bëri Cardinin që të përdorte disa përbërës që kishte në dorë duke sajuar pjatën më të freskët.

Lakër jeshile, ajo e Brukselit, mishi i pulës dhe mes shijes së vajit të aromatizuar me hudhër, salcës me limon e vezë, pa harruar djathin parmixhan, Cardini gostiti miqtë e paftuar.

Ndonëse u deshën disa vite deri sa bota të njihte pjatën e tij të freskët në shije, sallata “Çezar” vijon të mbetet një ndër më të njohurat dhe pse jo edhe më e pëlqyera në menutë e restoranteve.

Tv Klan