Një operacion i Krimit Kibernetik në Tiranë, kundër organizimit të lojërave të fatit, çoi në arrestimin e 11 personave. Një tjetër u shpall në kërkim, ndërsa 3 u proceduan në gjendje të lirë.

Ata akuzohen se zhvillonin lojëra të fatit në zona të ndryshme të kryeqytetit kryesisht Yzberisht, Institut, Shkolla e Bashkuar etj. Krimi Kibernetik prej të paktën 7 muajsh i kishte në përgjim dhe në ndjekje këta persona që merreshin me loto ndeshjes dhe organizimin e jashtëligjshëm të lojërave të fatit.

Sipas gazetarit Besar Bajraktaraj, 11 të arrestuarit nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin dhe zhvillonin në mënyrë të ndarë këtë aktivitet. Vijojnë hetimet për zbardhjen e identitetit të personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./tvklan.al