Zogaj: Është një jubile për gjithë Shqipërinë

Poezitë e At Gjergj Fishtës janë interpretuar në orën e muzës poetike, aktivitet i organizuar nga klubi letrar Ndoc Gjetja në Lezhë.

Poet e publicistë të njohur të letrave shqipe u bënë bashkë në orën poetike. Preç Zogaj u ndal tek vlera e këtyre aktiviteteve që nderojnë Fishtën në 150-vjetorin e tij.

“Janë veprimtari shumë serioze dhe i shkon Lezhës të jetë epiqendra e këtij 150-vjetori por ky është një jubile për gjithë Shqipërinë sepse përmasat e Fishtës janë të tilla, por Lezha ka detyrime më shumë dhe krenari më shumë sepse Fishta ka jetuar këtu”.

Një sërë aktivitetesh janë mbajtur deri tani për të përkujtuar gjithë veprimtarinë e At Gjergj Fishtes në qytetin e Lezhës.

Tv Klan