Një vajzë 19-vjeçare e quajtur Hannah Carroll ka parashikuar se mbretëresha Elizabeth do vdiste në vitin 2022. Ajo ka parashikuar 10 ngjarje të mëdha këtë vit të cilat i kanë dalë të sakta.

Numri i parashikimeve të sakta që Hannah bën po rritet gradualisht. Parashikimet e saj përfshijnë albume të reja nga Harry Styles dhe Beyonce, Rihanna që mbetet shtatzënë dhe Nick Jonas dhe Priyanka Chopra që janë duke mirëpritur një fëmijë.

Për shkak të simpatisë që ka për Kardashians, disa nga parashikimet e saj kanë të bëjnë me familjen e tyre dhe tre janë realizuar tashmë me Khloe dhe Tristan Thompson që kanë një tjetër fëmijë dhe Kourtney dhe Travis Scott që përpiqen të mbeten shtatzënë.

Hannah, e cila jeton në Foxborough, Massachusetts, SHBA, shpjegoi se parashikimet e saj ishin një ‘ndjenjë e brendshme’.

Duke folur për Daily Star para se parashikimi i saj për vdekjen e Mbretëreshës të bëhej realitet, ajo tha: Unë kam qenë gjithmonë në kulturën pop dhe të famshëm, kështu që shumë nga parashikimet e mia janë bërë në këtë fushë. Është si një vizion që kam për diçka që po ndodh, si një ndjenjë vërtet e fortë.

,Hannah kryen lexime për ndjekësit e saj në TikTok dhe fiton deri në 2 mijë Dollarë (1,700 £) në muaj për leximet personale.

Duke parë vetëm një ose dy foto të klientit, Hannah mund të parashikojë me saktësi ngjarjet kryesore të jetës në të ardhmen për ta. /tvklan.al