19 në terapi intensive, 5 të intubuar

192 është totali i pacientëve të shtruar në dy spitalet Covid që po marrin trajtim të specializuar mjekësor. Sipas burimeve zyrtare, 19 prej tyre janë në terapi intensive dhe 5 të intubuar.

Në dy spitalet Covid atë në Shërbimin Infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” po marrin shërbim të specializuar, edhe dhjetëra qytetarë, të cilët kanë qenë pozitivë me Covid-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Po ashtu nën kujdes mjekësore janë edhe disa pacientë, të cilët rezultojnë Covid negativë me teste, por kanë simptomat klinike të sëmundjes.

Tv Klan