22 noterë janë konstatuar duke ushtruar profesionin në kundërshtim me rregullat ligjore. Të dhënat bëhet të ditura nga ministri Ulsi Manja, në rrjetet sociale. Sipas postimit të ministrit, gjatë 8 muajve, janë intensifikuar kontrollet në zyrat noteriale. Nga janari në gusht janë kryer 42 inspektime.

Kontrollet mësohet se janë ushtruar pas shqetësimeve të ngritura nga qytetarët si dhe për të garantuar zbatimin e rregullave ligjore nga ana e noterëve. Nga inspektimet e thelluara, u konstatuan dhe 22 noterët në shkelje të rregullave ligjore. 11 prej tyre u është hequr përfundimisht licenca, 4 të tjerë janë pezulluar, ndërsa 7 noterëve u është vendosur masë administrative. Nga të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë mësohet se janë sekuestruar edhe 17 arkiva noteriale.

Ministri i Drejtësisë shkruan gjithashtu se jemi të përkushtuar për të mbrojtur qytetarët dhe për të siguruar shërbime të ndershme dhe të ligjshme.

Klan News