Shkolla e re “Naim Frashëri” në Fier, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Fierit, është gati për të pritur 850 nxënës dhe mësues këtë vit shkollor.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ambientet e rikonstruktuara të kësaj shkolle, e cila mirëpret nxënësit më 9 shtator, me kushtet më të mira.
Falë këtij rikonstruksioni shkolla është kthyer në parametra bashkëkohorë duke zgjeruar, jo vetëm hapësirat, por edhe mjediset ndihmëse për stafin dhe gjithashtu edhe palestrën e re, që ka standarde shumë të mira. Investimi në objektet arsimore konsiderohet një investim direkt në cilësinë e arsimimit dhe mësimdhënies. Ndërkohë që është parashikuar që gjatë periudhës 2024-2025 për të gjithë qarkun e Fierit do të rehabilitohen 6 objekte arsimore.
Klan News