Maqedonia e Veriut, e ka nisur me barazim rrugëtimin në Ligën e Kombeve, pasi u ndal në transfertë nga Ishujt Faroe me rezultatin 1-1.

Vendasit e nisën ndeshjen shumë mirë, duke kaluar të parët në avantazh me Davidsen në minutën e 9-të, pas një penalltie të shndërruar në gol.

Fraksioni i parë i lojës u mbyll me këtë rezultat, ndërsa i dyti nisi me gol për miqtë. Ishte sërish një penallti, që këtë herë u shndërrua në gol nga Enis Bardhi, për të barazuar shifrat.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe dy kombëtaret ndanë nga një pikë. Maqedonia e Veriut, është pjesë e Ligës C, në grupin 4, me ekipe si Armenia, Letonia dhe Ishujt Faroe. /tvklan.al