Plot 5391 gjoba janë vendosur nga Policia Rrugore gjatë 72 orëve të fundit, si dhe 234 patenta janë pezulluar.

Nga këto të fundit, 169 leje drejtimi janë hequr për tejkalim shpejtësie, ndërsa pjesa tjetër për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Po kështu, janë arrestuar 25 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe 28 të tjerë për drejtim mjeti pa patentë.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim që destinacioni të jetë i sigurt. /tvklan.al