Policia po heton për zjarrvënie të qëllimshme

Një zjarr i cili përfshiu një Klinikë Psikiatrike në qytetin Osaka në Japoni ka shkaktuar të paktën 27 viktima.

Sipas mediave ndërkombëtare zjarri shpërtheu rreth oreës 10:00 të mëngjesit në kohen lokale të Japonisë në katin e katërt të një ndërtese ku dëshmitarët thanë se ata panë një burrë që po mbante një qese të mbushur me lëng duke e vendosur pranë një ngrohëseje dhe më pas e rrëzoi atë. Ndërsa media të tjera raportuan se ky person ishte një pacient i spitalit.

Policia vijon hetimet për të zbuluar nëse ka qenë një zjarrvënie e qëllimshme ndërsa qytetarët treguan se panë njerëz që po kërkonin ndihmë. Ata shtuan se kishte një tym të erret të zi brenda në ndërtesë dhe një erë të fortë.

Zjarrfikëset kanë mbërritur pas pak minutash në vendngjarje për të luftuar me flakët dhe kanë arritur të shuajnë zjarrin në 30 minuta. Nuk raportohen dëme në katet e tjera të ndërtesës apo hapësirat rreth klinikës.

Tv Klan