27-vjeçari me iniciale A.M., i cili ishte në arrest shtëpie, e ka thyer masën e sigurisë duke përsëritur veprimtarinë kriminale të shitjes së dozave kokainë në biznesin e tij privat në një tabachino në Fier, për të cilën ishte arrestuar më 19 Janar të 2022-shit.

Gjatë kontrolleve në biznesin privat, si dhe në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Gjykata i kishte caktuar 27-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi më datë 19.01.2022 u kap nga Policia e Fierit teksa ushtronte në të njëjtin biznes privat (tabachino), veprimtarinë kriminale të shitjes në doza, të lëndës narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”./tvklan.al