Një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë gjatë një aksioni të policisë së Lezhës të koduar “Patoku”. I arrestuari me iniciale N.N. po transportonte 3 kg lëndë narkotike kanabis sativa me makinë.

Ai u ndalua në aksin rrugor Tiranë – Lezhë në kthesën e Patokut. 31-vjeçari u arrestua në flagrancë, si dhe u sekuestrua droga dhe automjeti i tij.

Materialet e policisë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale,”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

/tvklan.al