35-vjeçari Arion Hyseni është vënë në pranga nga policia pasi kishte shantazhuar një person se do t’i publikonte bisedat në Instagram dhe i kishte kërkuar 40 mijë euro.  Uniformat blu kanë realizuar operacionin “Double click” dhe kanë arrstuar 35-vjeçarin, i dyshuar për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”.

Policia e shteti njofton zyrtarisht se 35-vjeçari pasi i kishte arritur që t’i vidhte instagramin një të riu, kishte fillur shantazhet dhe kërcënimet duke i kërkuar para në këmbim të mos publikimit të mesazheve që kishtë në këtë rrjet social. Më pas ai e ka marrë në telefon duke i kërkuar paratë ose do t’i publikonte të gjitha komunikimet personale që i riu kishte.

I gjendur në këtë situatë 31-vjeçari ka bërë kallëzim pranë krimit kribernetik dhe kanë nisur menjëherë punën për të zbuluar se kush fshihej pas shantazhit. Grupi hetimor ka mësuar 31-vjeçarin që të mbaj komunikim më Hysenin në mënyrë që të lihej vendi i takimit për t’i dhënë shumë e konsiderueshme të parave që i kishte kërkuar.

Shkëmbimi i parave dhe materialeve do të bëhej orët e vona të natës, në mënyrë që të mos krijoheshin dyshime. 31-vjeçari i kishte futur paratë në një zarf të bardhë. Në pamje duket se i kishte lënë mbi një gur, ndërkohë pak më tutje, i riu Arion Hyseni dallohet që në një gur tjetër ka vendosur dy disqe dhe një USB, me materialet që e kërcënonte personin se do të publikojë.

Gjatë këtij operacioni uniformat blu kanë sekuestruar në cilësin e provës materiale 7 celularë, 2 disqe dhe 1 USB. Të gjitha këto prova do të dërgohen në laboratorin e policisë shkencore për tu ekzaminuar për të parë nëse 35-vjeçari ka shantazhuar edhe persona të tjerë.

Po ashtu grupi hetimor është duke kryer një sërë veprimesh për të zbuluar nëse 35-vjeçari ka edhe bashkëpunorë, apo ka vepruar i vetëm. 

Klan News