Vihet në pranga 41-vjeçari që i posedonte, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, si dhe për dhunë në familje.

Policia ka finalizuar një operacion policor të koduar “Hill 2” dhe ka vënë në pranga një 41-vjeçar me iniciale A.M nga Vora për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit në banesën e tij shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, një armë zjarri kallashnikov, një armë zjarri pushkë, dy krehëra dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al