Virusi ka prekur më shumë të rinjtë 30-39 vjeç

Të moshuarit mbi 70 vjeç përbëjnë edhe numrin më të lartë të viktimave për shkak të Covid-19. Nga mbi 1870 persona që kanë humbur jetën në 1 vit pandemi, 48 % prej tyre i përkasin grupmoshës mbi 70 vjeç. E thënë ndryshe 890 persona mbi 70 vjeç e sipër kanë humbur jetën për shkak të Covid-19.

Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 28 % të viktimave janë të grupmoshës 60-69 vjeç. Vetëm tek kjo grupmoshë kanë humbur jetën 519 persona. E ndjekur më pas nga grupmosha 50-59 vjeç ku kanë humbur jetën 295 persona. 

Po ashtu Covid u ka marrë jetën edhe 18 të rinjve të grup moshës 30-39 vjeç.

“E ndërsa të moshuarit mbi 70 vjeç përbëjnë edhe numrin më të lartë të viktimave për shkak të Covid, ajo 30-39 vjeç përbën numrin më të lartë të të infektuarve në vend me 19 %. Nga 110 mijë të infektuar, afro 21 mijë janë të grupmoshës 30-39 vjeç”.

Grupmosha 40-49 vjeç dhe ajo 50-59 përbëjnë nga 18 % të infektuarve. Në vend janë mbi 36 mijë raste pozitiv aktivë.

Tv Klan