95 të shëruar, pritet lehtësim i masave  

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar vetëm për 5 raste të reja me Covid-19, me këtë numri i përgjithshëm në nivel vendi është 1,511. Numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit është 95, duke arritur në 945 të shëruar. Shënohen edhe 2 viktima ku numri i viktimave shkon në 83.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është vendosur sistemi me module në Spitalin e improvizuar në afërsi të Klinikës Infektive, me këtë është amortizuar ngarkesa eventuale e Klinikës.

Tv Klan