Efekte pozitive në reduktimin e ndotjes

U mbushën 5 vite nga nisja e trenit të parë të linjës hekurudhore prej 35 km e gjatë që lidh nënstacionin e grumbullimit të naftës të Bankers Petroleum Albania me portin e Petrolioferas në Vlorë që është linja e vetme e eksportit të krudit në tregjet e huaja.

Sipas të dhënave të kompanisë, janë shënuar mbi 4050 rrugë. Përdorimi i hekurudhës për transportin e naftës në vend të autoboteve ka një efekt pozitiv në reduktimin e emetimeve të gazeve të efektit serë me pothuajse 60%.

Përfaqësuesit e Bankers thonë se qëllimi nuk është vetëm zvogëlimi i kostove të transportit të naftës, por mbi të gjitha, ulja në minimum e gjurmës në mjedis dhe rritja e sigurisë gjatë gjithë operacioneve.

Sipas përllogaritjeve të kompanisë, para transportit të naftës së bruto nga nënstacioni i naftës në Petroliferë bëhej përmes një numri total prej mbi 10 mijë kamionëve në vit, ndërsa sot nuk ka lëvizje përmes tyre.

Në total, gjatë 5 viteve të fundit, Bankers ka mundur të zerojë transportin me bote të naftës, çka do të thotë mbi 50 mijë bote nafte më pak që prej vitit 2018.

Qarkullimi i këtyre mjeteve jo vetëm ka reduktuar pluhurin në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës por ka mundësuar edhe rënie të trafikut në aksin Fier-Vlorë, i cili është shumë i ngarkuar gjatë sezonit turistik.

Tv Klan