Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në kryeqytet ka ardhur në jetë bebi me peshën më të madhe i lindur në 10 vitet e fundit në Shqipëri.

Bebushi djalë peshon konkretisht 6 kilogram e 150 gram dhe ka ardhur në jetë nëpërmjet një lindje të suksesshme natyrale, falë stafit mjekësor të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

Bebi me peshën 6 kg e 150 gr.

Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale ministrja Albana Koçi duke shprehur mirënjohje edhe për stafin mjekësor dhe infermieror, pasi falë punës dhe përkushtimit të tyre nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë.

Klan News