varrezatKa parcela në varrezat e tufinës të mbushura me varre të porsalindurish të cilët kanë ndërruar jetë rreth viteve 70. Janë foshnje që kanë jetuar vetëm disa ditë dhe varret e tyre  janë kryesisht të braktisura do të jenë pikërisht këto varre dhe këto eshtra që do të zhvendosen të parat në varrezën murale.

Së bashku me eshtrat e të porsalindurve në varrezat murale do të zhvendosen edhe  eshtrat e ushtarëve që kanë humbur jetën në periudhën e mbretërisë. Ndërmarrja funerale ka përllogaritur se janë 7 parcela, eshtrat e të cilave do të vendosen në varrezën murale e cila përfundon në fund të vitit.

Në këto parcela ka edhe varre për të cilat ka ende njerëz të afërm që kujdesen, ndaj  është menduar që për zhvendosjen e  tyre në varrezën murale të merret konsesnusi i të afërmeve. Një parcelë e përcaktuar për varreza, ka afërsisht vend për 170 varre, dhe në bazë të përllogaritjeve pas zhvendosjses  se eshtrave në varrezat murale, në Tufinë do të krijohen hapësirat për 1 mijë e 200 varre.