Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo e konsideron humbjen e djeshme 1 me 0 me Gjeorgjinë një ndeshje kurth.

Ai thotë se ekipi shqiptar luajti mirë dhe nuk ka për çfarë t’i kritikojë, por është i mërzitur me veten e tij.

Silvinjo u shpreh se ishte një ndeshje e vështirë dhe Gjeorgjia ishte një ekip i fortë fizikisht dhe i vendosur mirë teknikish në fushë.

Fevziu: Mbrëmë, çfarë nuk shkoi, cfarë ndodhi mbrëmë?… ishte dramatike…

Silvinjo: Një humbje…

Fevziu: Çdo mposhtje është dramatike.

Silvinjo: Po, po e vërtetë, për fat të keq. Stadiumi ishte plot dhe pritshmëritë tona ishin mjaft të mira për të fituar, mbase edhe për të barazuar. Është humbja e parë pas një viti e gjysmë…është madje dhe goli i parë që kemi pësuar në stadiumin “Air Albania” dhe më vjen keq për këtë, por në futboll ndodh gjithcka… gjithsesi futbollistët dhanë maksimumin.

Fevziu: Në futboll kjo është normale, ka humbje, ka fitore, sigurisht që deri tani kemi patur një bilanc pozitiv, por problemi ishte që dje skuadra nuk mundi të reagojë. Në pjesën e dytë, u pa që nuk kishte më forcën për të bërë diçka. Nuk është se kuptoj shumë nga futbolli, nuk jam një ekspert i fushës, është thjesht ndjesia e një prej atyre 20 mijë tifozëve që ishin atje.

Silvinjo: Nuk ishte e nevojshme që të kuptohej shumë, ishte e dukshme kjo. Po, ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe këtë e deklarova edhe në konferencën e shtypit pas ndeshjes.

Fevziu: Po thoni që Gjeorgjia ishte më e fortë se ne aq sa nuk mund të kundërvepronim ndaj saj?

Silvinjo: Të gjitha skuadrat e grupit janë të forta, por është një skuadër fizikisht e fortë dhe e rreshtuar mirë nga pikëpamja taktike, një skuadër ku depërtojnë të gjithë dhe bëhet e vështirë, nuk i japin thuajse fare hapësirë skuadrës kundërshtare.

Fevziu: po këtë e dinim para luajtjes së ndeshjes, pasi e kemi parë Gjeorgjinë në kampionatin europian, ishte një skuadër e shkëlqyer, një nga skuadrat surprizë të kampionatit…

Silvinjo: …sigurisht!

Fevziu: …. po mungonte ai reagimi, asnjë goditje nuk realizuam në portën e Gjeorgjisë…

Silvinjo: Po, ishte e vështirë, edhe ndeshja…sipas meje duhej të ishte një barazim, por …

Fevziu: Normalisht duhet të kishte qenë një barazim…

Silvinjo: Ajo ishte një ndeshje që duhet të përfundonte barazim…

Fevziu: Po, pasi nuk kemi ndonjë ndryshim të madh nga ajo skuadër..

Silvinjo: E drejtë!

Fevziu: Pas rezultatit 1 me 0, skuadra nuk reagoi, nuk arriti, nuk pati forcën për të reaguar. Mungojnë lojtarë apo ishte menduar në këtë mënyrë…

Silvinjo: Jo, por e tillë është një ndeshje futbolli, një lojë e vështirë, aspak e lehtë. Unë mendoj që nëse do të kishim shënuar të parët, ndeshja do të kishte përfunduar 1 me 0 në favorin tonë. Ishte e vështirë sepse ishin të dyja skuadra të rreshtuara mirë taktikisht dhe të forta.

Fevziu: Dëgjova që kishit deklaruar pas ndeshjes që kush do të shënonte golin e parë, do të fitonte dhe ndeshjen, pra e dinit 15 minuta para përfundimit që ishte e vështirë të reagohej kundër Gjeorgjisë.

Silvinjo: Në gjysmën e pjesës, siç u pa pjesa e parë ishte sic duhej edhe me lojtarët…

Fevziu: Pjesa e parë shkoi mirë për Shqipërinë …

Silvinjo: Po, por ishte një lloj ndeshje kurth, ecnin, hidheshin në kundërsulm, ata tre ditë më parë kishin fituar  ndeshjen kundër Çekisë 4 me 1…

Fevziu: Jeni i mërzitur me skuadrën, e kam fjalën vetëm për dje?

Silvinjo: Jo, jam i mërzitur me veten time, ka dhe humbje,  por gjithsesi e kaloj, pas dy ditësh jam më i qetë, nuk kam cfarë të them për lojtarët, ata dhanë gjithcka aty në stadium.

/tvklan.al