“Jam mësuar të jetoj këtu, të ha mirë, keni gatime të mrekullueshme”, kështu është shprehur trajneri i Kombëtares Silvinjo në lidhje me mënyrën e tij të jetesës në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Silvonjo ka treguar se ka vizituar Dhërmiun, për të cilin ka thënë se është jashtëzakonisht i bukur. Gjatë rrëfimit, Silvinjo ka zbuluar se edhe bashkëshortja e saj e viziton herë pas here Shqipërinë.

Fevziu: Si i keni raport, marrëdhënien me Presidentin Duka?

Silvinjo: Shumë të mira me Federatën, me Presidentin Duka, gëzon respekt të madh nga ana ime…

Fevziu: Është njeri komod për ju? Apo është pak nervoz zakonisht?

Silvino: Jo, madje jam unë më shumë nervoz sesa ai.

Fevziu: Nuk besoj të keni fërkime…

Silvinjo: Jo aspak. Kemi një raport në respekt të ndërsjelltë, e respektoj si president pasi po bën një punë të shkëlqyer prej shumë kohësh, sigurisht në kontakt me mua, me stafin. Unë jetoj në Tiranë sepse këtu zhvillohesh, kupton.

Fevziu: Jeni një nga trajnerët e parë që jeton në Tiranë, ka një rezidencë. Si ndjeheni ju në Shqipëri?

Silvinjo: Shumë mirë, jam mësuar të jetoj këtu, të haj mirë, peshk të shijshëm, krudo, keni gatime të mrekullueshme…

Fevziu: A keni udhëtuar nëpër Shqipëri?

Silvinjo: Po!

Fevziu: E keni vizituar ndopak?

Silvinjo: Po! Kam shkuar të takoj, të vizitoj Presidentin në Dhërmi.

Fevziu: Ju pëlqeu?

Silvinjo: Shumë i bukur! Jashtëzakonisht!

Fevziu: Po familja juaj, a ka ardhur në Shqipëri?

Silvinjo: Ime shoqe gjithmonë.

Fevziu: A i pëlqen?

Silvinjo: Po, shumë, këtu jetohet shumë mirë, hahet mirë, jetohet mirë. Kultura, njerëzit që të respektojnë, këtu është shumë bukur.


/tvklan.al