Hakil Osmani nga MeteoAlb na bëri një parashikim të motit gjatë fundjavës. Ai tha se në orët në vijim parashikohet të sjellin vranësira të shpeshta në vendin tonë të cilat herë pas here do të krijojnë mundësi për momente të pakta me reshje shiu.
Më prezente dhe më të dukshme do të jenë në zonat lindore dhe verilindore. Ndërsa zonat bregdetare parashikohet të jetë kryesisht në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta dhe vetëm ndonjë moment i izoluar me momente të pakta shiu.
“Nuk është se pritet të kemi prezente reshje të cilat do të përkeqësojnë situatën sa i përket përmbytjeve në disa zona të territorit shqiptar”, tha Osmani.
Edhe e diela sjell prezente vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë disi më të dukshme, kryesisht në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore. Zonat jugore do të jenë më të mbrojtura duke bërë që reshjet të jenë më të pakta.
Por a priten rrebeshe shiu?
Dita e diel duke qenë se i ka prezente më të dukshme reshjet e shiut, herë pas here do të sjellë rrebeshe të izoluara afatshkurtra fokusuar kryesisht në zonat veriore e pjesërisht ato qendrore. Zonat veriperëndimore ka sinjale t’i kenë prezente rrebeshet afatshkurtra të shiut.
“Nuk do të jenë reshje si ato që përjetuam ditën e premte që prej pothuajse në orët e para të mëngjesit deri në mbrëmje kemi pasur prezente reshjet e shiut”, tha Osmani.
Ndërsa duke filluar nga e hëna dhe e marta ka sinjale për përmirësime të dukshme të motit për kthjellime të gjata dhe kalime vranësirash. Pritet të ketë edhe temperatura të larta./tvklan.al