Të dielën e kaluar në “Kënga Magjike” këngëtari i njohur pas shumë kohësh mungesë në tregun muzikor prezantoi këngën e tij të re “E treta e vërteta”.

I ftuar në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show” në Tv Klan këngëtari dha detaje për këngën e re, duke thënë se “kjo këngë i ka të gjitha”, përfshirë këtu edhe dedikimin.

Aldo: Është pjesëmarrja e disatë në “Kënga Magjike”, këtë të dielë më këngën “E treta e vërteta”. A është ko këngë një dedikim?

Stine: Kjo është të gjitha bashkë, është edhe dedikim është edhe këngë e bukur, është edhe këngë që na përfaqëson e këngë që do të dëgjohet shumë. Është përqafuar madje që tani.

Aldo: Je ndër artistët që bën edhe kiper,kë bën edhe kripet, por nuk ke lënë as festivalet. A është e rëndësishme për ty pjesëmarrja në festivale?

Stine: Unë jam një artist që kam dalë nga kompeticionet dhe festivalet, kështu që janë një emocion më vete. Unë kam pasur dhe faza kur nuk kam nxjerrë shumë material, pasi nuk mund të shkoj në një kompeticion kur nuk kam diçka për të publikuar.

Aldo: Ti në studio vazhdon prodhon për të tjerët?

Stine: Absolutisht që po, edhe për vete dhe për të tjerët. Në studio kam qenë më shumë aktiv se sa kur nxirrja këngë.

Aldo: Kjo këngë ka vite që është bërë apo jo?

Stine: Po ka vite.

Aldo: Si erdhi si këngë, dhe pse e le kaq gjatë që të flinte aty?

Stine: Unë nuk kam këtë këngë që e kam lënë shumë gjatë, por të gjitha këngët. “Çifti simpatik” kishte shumë vite që ishte bërë. Duhet të gjesh momentin e duhur dhe çastin e duhur që të nxjerrësh një këngë, të paktën unë kështu e ndjej. Një këngë shumë e bukur mund edhe të digjet në momentin e gabuar dhe çastin e gabuar.

Aldo: Cila është diferenca e këngës “Bela” e të kësaj që doli tani?

Stine: Një familje janë. Mendoj që “E treta e vërteta” do të ecë më shumë sepse e para është në kompeticion dhe kompeticionet bëjnë diferencën. Mua të gjitha kompeticionet më kanë ecur shumë mirë dhe unë e kam pasur atë shkëlqimin në kompeticione sepse konkurrenca është më e madhe dhe vëmendja është me madhe, por edhe “Bela” nuk përjashtohet ka ecur goxha mirë edhe pse nuk ishte në një kompeticion. “E treta e Vërteta” është plotësimi  jo vetëm i “Belës”, por edhe i “Dashnia Dominante”, “Çifti Simpatik” e të gjitha me radhë./tvklan.al