Grupi libanez Hezbollah ka nisur një seri sulmesh me dronë kundër objektivave ushtarakë në veri të Izraelit.

Si pasojë e sulmeve të paktën shtatë persona kanë mbetur të plagosur, një prej tyre në gjendje kritike.

Nga ana tjetër avionët luftarakë izraelitë fluturuan mbi kryeqytetin libanez Bejrut, duke shkaktuar një seri zhurmash zanore që tronditën banorët në të gjithë qytetin.

Si pasojë banorët u detyruan të hapnin dritaret e tyre për të parandaluar thyerjen e xhamit, ose të qëndronin në ballkonet e tyre për të parë avionët që fluturonin sipër.

Pavarsisht sulmeve me dronë dhe raketa në veri të Izraelit grupi Hezbollah ka paralajmëruar se hakmarrja nuk ka ardhur ende. 

Dronët e lëshuar janë një përgjigje e vrasjes së një komandanti të njësisë speciale të Hezbollahut.

Përveç Ali Jawad, Hezbollahu është zotuar të hakmerret për vdekjen e komandantit tjetër Fouad Shukr në Bejrut, duke ngritur shqetësime se një përshkallëzim i madh mund të çojë në një konflikt të gjithanshëm në rajon.

Zyrtarët izraelitë thonë se ai ishte përgjegjës për një sulm me raketa në lartësitë e Golanit Izraeli muajin e kaluar, i cili vrau 12 fëmijë dhe adoleshentë.

Disa orë pasi Shukr u vra, lideri politik i Hamasit Ismail Haniyeh u vra në Teheran. Frika po rritet se Lindja e Mesme mund të futet në një luftë të madhe pas zotimeve të Hezbollahut për t’u hakmarrë për vrasjen e komandantit Fuad Shukr dhe nga Irani i cili është zotuar se do të hakmerret për vrasjen e liderit të Hamasit Ismail Hanje.

Klan News