pope_1

Axhenda e Papa Françeskut për vitin e ardhshëm duket se do të jetë e ngjeshur me vizita dhe ngjarje.

Korrespondenti i Agjencisë Franceze të Lajmëve në Vatikan, bën të ditur se në 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore, në përkujtim të masakrave masive, Papa do të vizitojë Kosovën.

Me shumë mundësi ai do të shkojë edhe në Armeni e Francë, si dhe do të kthehet në atdheun e tij, Argjentinë.

Vizita konsiderohet si historike, edhe për faktin se Vatikani nuk e ka njohur ende shtetin e Kosovës.

Ajo parashikohet të zhvillohet para shenjtërimit të Nënë Terezës.

Papa Bergoglio vizitoi një vit më parë Shqipërinë, si të parin destinacion të turit të tij në Europë.

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, ai vlerësoi harmoninë fetare, si shëmbull për vendet e ndara nga feja.

Tv Klan