Deputeti demokrat Agron Shehaj në studion e Opinion tha mbrëmjen e kësaj të enjteje se nuk ka ndërmend që të kandidojë për kryetar për Bashkinë e Tiranës.

Blendi Fevziu: A keni konsideruar një ide të mundshme për të kandiduar si kandidat i opozitës për Bashkinë e Tiranës?

Agron Shehaj: Jo.

Blendi Fevziu: As nuk do ta konsideroni?

Agron Shehaj: Jo, nuk do të kandidoj.

Blendi Fevziu: Pati shumë komente që ju mund të ishit një nga kandidatët. E keni menduar dhe vetë?

Agron Shehaj: Jo nuk e kam menduar. Nuk kam patur ndërmend të kandidoj për Bashkinë e Tiranës dhe vazhdoj të mos kem ndërmend të kandidoj./tvklan.al