Aksident me pasojë vdekjen, humb jetën 24-vjeçari



Aksident me pasojë vdekjen, humb jetën 24-vjeçari

08:06 03/01/2021

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lezhë – Milot, ku një automje ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën 24-vjeçari me iniciale D.D., i cili ishte dhe drejtuesi i automjetit tip Benz. Ndërsa i plagosur ka mbetur pasagjeri me iniciale N.P., i cili është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas policisë, drejtuesi humbi kontrollin e mjetit dhe për pasojë makina doli nga rruga. Grupi hetimor shkoi në vendngjarje për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti. /tvklan.al







Të ngjashme