Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier – Patos, ku një kamion është përplasur me një automjet Mercedes-Benz.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit Benz, 30-vjeçari Klement Basha nga Patosi, i cili punonte si infermier në Spitalin Rajonal Fier.

Ndërsa shoferi i kamionit, 52-vjeçari B.S. është shoqëruar në komisariat ku po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.  /tvklan.al