Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd. Sipas informacioneve të siguruara nga korrespodenti i Klan News, Fatos Salliu një fuoristradë është përplasur me një makinë.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve. Ndërkaq siç mund të shihet edhe nga pamjet aksidenti ka shkaktuar edhe trafik të rënduar në këtë aks.

Policia ndodhet në vendngjarje për të normalizuar trafikun dhe për të zbardhur shkaqet e plota të këtij aksidenti./tvklan.al