Një fenomen i rrallë kozmik tashmë prej 4 vitesh mund të përjetohet në Parkun e Shebenik-Jabllanicë në Fushë Studen në zonën e Librazhdit.
Aktiviteti i rrallë ka të bëje me rënien e meteorëve përgjatë datave 11,12 dhe 13 gusht, që njihet si ‘shi yjesh Perseid’.
Parku Shebenik është vendi perfekt për ta parë me sy të lirë këtë fenomen.
Shiu i përvitshëm i meteorëve “Perseid”, ndriçon qiejt nëpër botë duke mahnitur ata që shpresonin të shijonin një grimcë të atyre që njihen edhe si yjet që bien.
Vizitorët e shumtë patën mundësinë që të përjetojnë një eksperiencë ndryshe në natyrën e mrekullueshme, sikurse dhe historinë e zonës e mbi të gjitha shijuan edhe ushqimet tradicionale.
Klan News