Dy makina janë përplasur ditën e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur Virua.

Në aksident janë përfshirë makina tip “Benz” e drejtuar nga 25-vjeçari G.M. dhe makina tip “Ford” me drejtuese 35-vjeçaren J.B. Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar të 2 drejtuesit e makinave, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./tvklan.al