Asnjë nga 45 familijarë që humbën jetën në tragjedinë në Bullgari nuk ka marrë ndihmë nga qteti i Shkupit. Edhe pse vendimi është marrë në dhjetor të vitit 2021 ku janë paraparë të ndahet ndihmë për çdo viktimë të rastit tragjik nga 100 mijë denarë dhe për çdo të lënduar nga 30 mijë denarë. E pyetëm njërin nga familijarëve që e ka humbur nënën dhe babain.

“Po i kam humbur të dytë prindërit. Ndihmë kam marrë vetëm nga Komuna e Çairit, nga Qyteti i Shkupit nuk ka asgjë, nuk më janë lajmëruar”.

Nënkryetarja e qytetit të Shkupit Bujare Abazi thotë se duhet të dorëzojnë dokumentacionin e duhur për të marrë ndihmën financiare, por se paratë janë të ndarë dhe u takojnë familjarëve dhe të lënduarve.

“Ato mjete janë të paraparë në buxhet janë të ndara për ata qysh nga viti 2021, kemi bërë edhe rebalanicin, kështu këtë vit kemi veçmë e kemi numrin që nuk e kanë marrë ndihmën, posa do ta kompletojnë dokumentacionin t’i dorëzojnë në qytetin e Shkupit se realisht ka qenë një periudhë e ngushtë që nga ngjarja e tek vendimi jonë”.

Nga Kryqi i Kuq informojnë që janë grumbulluar gjithsej 5.7 milionë denarë për familijarët e viktimave dhe të lënduarve. Deri më tani nuk kanë mundur t’u lëshojnë mjete financiare pasi kishin probleme me të dhënat e familjarëve.

“E kemi kompletuar listën e të dhënave nga familjarët e viktimave. Nesër më së voni deri pas nesër paratë do t’i lëshojmë në llogaritë e familjarëve”.

Deri më tani familjarët e viktimave dhe të lënduarve kanë marrë ndihmën nga Komuna e Çairit dhe Studeniçanit.

Klan Macedonia