Qeveria do të nisë shumë shpejt kontrollin e mjeteve të tonazhit të rëndë që qarkullojnë në akset kombëtare. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri tha se bashkë me Policinë e Shtetit do të nisë puna për të ndaluar kamionët të cilët janë mbi normat e lejuara të peshës dhe që janë shkatërruesit e vërtetë të rrugës.

“Vihet re ky fenomen, kamionë që mbingarkohen me krom apo materiale të tjera. Shumë shpejt do të fillojmë një aksion me Policinë e Shtetit që të kontrollojnë që mos lejojmë më lëvizjen e tyre në mbipeshë”, tha Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Deklarata u bë gjatë inspektimit të punimeve në aksin Vorë – Fushë Krujë. Rikosntruksioni i këtij segmenti kushton 4.5 milionë euro dhe po bëhet me fondet e programit të mirëmbajtjes së rrugëve të Bankës Botërore, por për Autoritetin Rrugor duhet të marrë fund koha ku segmenti ndërtohej dhe prishjes pas disa vitesh.

Tv Klan