Një 29-vjeçar i armatosur me hanxhar dhe thikë hyri mëngjesin e kësaj të premteje në një komisariat policie në Linz (qarku i Neuwiedit) të Gjermanisë dhe duke thirrur disa herë “Allahu Akbar” kërcënoi se do të vriste policët.
Paradhoma e komisariatit u dëmtua rëndë gjatë sulmit. Prokuroria e Koblenzit tha se forcat speciale arritën ta vinin nën kontroll personin në fjalë.
Sipas informacioneve të revistës “Der Spiegel”, i pandehuri Arlindo M, është nënshtetas shqiptar, i cili sipas dokumenteve të policisë, ishte në vëmendjen e policisë për krime të lidhura me tregti drogash.
Prokuroria e Koblenzit njoftoi se nga hetimet e para dyshohet se i akuzuari ka pasur motive islamiste, sepse gjatë kontrollit të banesës në një mur u konstatua i vizatuar një flamur i organizatës terroriste “Shteti Islamik”./DW
Diesmal nicht #Mannheim nicht #München nicht #Bonn und auch nicht in #Solingen sondern in Linz am Rhein stürmt ein Macheten-Mann die Polizeiwache und wollte Polizisten umbringen… Durch einen Taser Einsatz des SEK konnte er festgenommen werden. pic.twitter.com/Khh2hEBAeA
— Bünyamin Yilmaz (@YlmzBnym) September 6, 2024