Shtetet e Bashkuara të Amerikes do të angazhohen në Komisionin e Posaçëm për Anti-Korrupsionin, i ngritur me votim të Parlamentit në Maj të këtij viti.

“Si partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, Ambasada e SHBA do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit”, thuhet në një njoftim të ambasadës amerikane.

Ambasada thekson se ajo pret që “puna e komisionit të jetë përfshirëse dhe transparente, në përputhje me Kushtetutën, në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve, si dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë.”

Tv Klan