Kombëtarja e futbollit po bën përgatitjet e fundit në prag të sfidës së të shtunës në mbrëmje për edicionin e ri të Ligës së Kombeve me një përballje ndaj Ukrainës që do të zhvillohet në Pragë.

Futbollistët sot do të zhvillojnë gjatë pasdites një stërvitje të fundit. Ata janë shprehur optimistë për të marrë një rezultat pozitiv. 

Trajneri Silvinjo do të ketë një konferencë për shtyp me gazetarët ku do të shpjegojë zgjedhjet e tij dhe do të japë më shumë detaje për gjendjen e skuadrës.

Ndeshja e nesërme do të vijë direkt dhe pa pagesë në ekranin e Tv Klan.

Tv Klan