PicMonkey Collage

Bukuroshja shkodrane, Angela Martini ka zgjedhur të maskohet si seks simboli i viteve 1950, Marilyn Monroe. Me paruke bionde dhe me një fustan të bardhë, ajo ka festuar Halloween në mënyrën më të mirë të mundshme.

Këto foto Martini i ka ndarë për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku ka marrë komplimente pafund.

Theksojmë se modelja ka preferuar të qendrojë brenda kornizave të së bukurës, duke mos zgjedhur të maskohet në mënyrë të frikshme ashtu siç i shkon përshtat kësaj date./tvklan.al