Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike i është kundërpërgjigjur ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha në lidhje me protestën e opozitës, duke e akuzuar se efektivë të policisë kanë shtyrë molotovin drejt një qytetari, duke i shkaktuar djegie.

Gazment Bardhi ka publikuar edhe videon e këtij momenti.

Në reagimin e tij në rrjete sociale, Bardhi ka ashpërsuar gjuhën në adresë të ministrit Hoxha.

“Ky është momenti ku Policia e Shtetit shtyn molotovët drejt turmës së qytetarëve të pa pajisur me mjete mbrojtëse dhe që plagosi rëndë një qytetar të moshuar pjesëmarrës në protestë.

Ushtari i Ergys Agasit në krye të Ministrisë së Brendshme sajon foto me policë “të dëmtuar”, ndërkohë nuk ka informacion që janë plagosur qytetarë. E siguroj që si trashëgimtar i familjes së Enver Hoxhës, do të ketë fatin e të parëve të tij! Kriminel”, ka shkruar Gazment Bardhi në rrjetet sociale.

/tvklan.al