Partia Demokratike e ka konsideruar një vendim antikushtetues anulimin e seancës plenare të ditës së sotme. Në një reagim të grupit parlamentar të PD thuhet se seanca dhe plani i punës miratohen nga Konferenca e Kryetarëve dhe ky është një vendim personal i kryeparlamentares Elisa Spiropali.

Sipas demokratëve ky vendim është marrë pa asnjë konsultim, pa ndjekur asnjë rregull, duke shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Ka reaguar Kryetarja e Kuvendit që shpreh keqardhje për këtë reagim të Grupit të PD-së duke e konsideruar si “vazhdim të sulmeve jonjerëzore, përveçse antidemokratike me këmbë karrigesh mbi të, gjatë kryerjes së detyrës”.

“Kryetarja e Kuvendit e fton Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike dhe posaçërisht autorin e goditjes me këmbë karrigeje, si edhe të kësaj komunikate goditëse me gjuhën e shpifjes, të reflektojnë mbi degradimin etik që po karakterizon veprimtarinë e tyre”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Tv Klan