Dy fluturime të Alitalias të datës 14 janar, do të anulohen.

Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Italisë, se për shkak të një greve të lajmëruar të kontrollorëve të trafikut ajror në datë 14 Janar, ora 13:00 me 17:00, do të anullohen fluturimet e Alitalias, AZ 583 TIRANE-ROME 15:45 dhe AZ 584 ROME-TIRANE 13:30.

“Të gjithë pasagjerët që do të fluturojnë drejt Italisë atë ditë, para nisjes në aeroport, këshillohen të informohen pranë kompanisë për statusin e fluturimit”, thuhet në njoftim.