Kryeministri Pandeli Majko shoqëruar nga zëvëndësi i tij Ilir Meta dhe ministri i Rendit Petro Koçi, kanë prezantuar sot komandantin e ri të Gardës së Republikës nën Kolonel Arben Çuko. Kreu i ri i trupave të Gardës është emëruar me një dekret të Presidentit Mejdani, ndërsa Majko ka garantuar jetëgjatësinë e Çukos në detyrë sepse sipas tij drejtuesit nuk duhen ndërruar sa herë ndryshohen qeveritë. Arben Çuko ka zëvëndësuar në detyrë Haki Liça, ish- Komandant i Gardës i cili u plagos në këmbë gjatë ngjarjeve të 13 dhe 14 Shtatorit. Kryeministri Majko gjatë takimit me oficerët e Gardës i ka falenderuar ato për punën e palodhshme në ditë të vështira.

Pamje Kryeministri Pandeli Majko duke zbritur nga makina, zv.kryeministri Ilir Meta, ministri i Rendit Petro Koçi, pamje kreu i Gardës Arben Çuko. Pamje oficer te Gardës./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili