Arbnor Muçolli shënon golin e parë në sezonin e ri të futbollit suedez. Sulmuesi shqiptar i dha fitoren minimale Goteborgut, 1-0 në transfertën e Kalmar.

Një gol tepër i rëndësishëm për Muçollin, duke i dhënë edhe 3-pikëshin e parë ekipit të tij. 24-vjeçari shënoi në fillimin e pjesës së dytë teksa ishte ndër më të mirët në fushën e lojës.

Muçolli shpreson grumbullimin në Euro 2024, ku ishte pjesë e kombëtares shqiptare dhe në dy miqësoret e muajit mars.

Klan News