Paulo Dybala i thotë lamtumirë Romës! Verdhekuqtë janë të hapur ndaj shitjes së argjentinasit, i cili kërkohet me këmbëngulje nga arabët e Al-Kadsiah.

Në mbrëmjen e së martës u zhvillua një takim mes drejtuesve të lartë të klubit roman dhe përfaqësuesve të sauditëve, raporton “Sportmediaset”.

Futbollistit iu bë një ofertë e rëndësishme, 45 milionë euro dhe një kontratë tre vjeçare.

Deri pak ditë më parë, Dybala po mendonte që të vazhdonte të qëndronte në kryeqytet, por me zhvillimet e fundit, ai mund të pranojë që të nisë një kapitull të ri të karrierës së tij në Ligën Profesioniste Saudite.

Fakti që ai nuk është më në qendër të projektit të trajnerit De Rossi, luan një rol të madh.

Al-Kadsiah po këmbëngul për një akord të shpejtë me Romën. Për kartonin e lojtarit ka ofruar 15 milionë euro. Edhe tek italianët ka interes për ta mbyllur akordin sa më parë, për të shmangur kështu barrën financiare që shkakton rroga e 30-vjeçarit.

Në klub kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e Dybalas. Pëlqehet lojtari i Nisës Zheremi Boga, që më parë ka luatjur për Sasuolon dhe Atalantën. Por në listë është edhe Federiko Kieza, i cili do të largohet nga Juventusi.

Klan News